Majami ndal Lejkersin, Dallasi mund Milluokin

Skuadra e Majami Hit e fitoi ndeshjen me Los Anxhelos Lejkers, më shumë vështirësi, ku rezultati përfundimtar ishte 110-104.  Mungesa e LeBron Xhejmsit dhe Entoni Dejvis po vërehet shumë nëpër ndeshjet e Los Anxhelos Lejkers.  Përpos mungesës së dyshes kryesore, në këtë takim nuk luajti as Kajll Kuzma, ndërsa Kentavious Caldvell-Pope ishte lojtari me më së shumti pikë (28).

 

 

 

Dallas Maveriks në krye me Luka Donçiç, kanë fituar ndeshjen e tyre të radhës ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Miluoki Baks me rezultat 116-101. Në përballjet e tjera, Çikago Bulls mundi Toronton me rezultat 122-113, Klivlendi befasoi Oklahoma Sitin dhe shënoi fitore 129-103, ndërsa Juta Xhaz lehtësisht mundi Portlandin me rezultat 122-103.

LEXO EDHE:

Back to top button