Majk Tajsoni “pishman”, do të luftojë me Holifilldin

Vetëm 24 orë, pasi deklaroi se nuk do të duelojë ndaj rivalit të tij të përjetshëm Ivander Holifild (58 vjeç), boksieri ikonë e peshës së rëndë Majk Tajson (54 vjeç) ka bërë prapakthehu. Gjatë një interviste “live” në Instagram, ikona e boksit tha se do të përballet me Holifild më 29 maj, ditë e njohur si “Memorial Day”, ndërsa sfida do të zhvillohet në “Hard Rock Stadium” në Majami.

 

 

 

Duket se çështja kishte të bënte me kompaninë që do të përfaqësonte Majk Tajson, tashmë jo më “Triller” por “Legends Only League”.

“Holifield është një njeri i thjeshtë, një njeri i Zotit. Por unë jam një njeri i Zotit dhe më 29 maj do të fitoj unë”, ka qenë deklarata e dhënë nga Majk Tajson.

Pritet që nga kjo sfidë boksieri të arkëtojë 25 milionë dollarë, pa përfshirë këtu PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë), çka bën që shuma të rritet. Dy boksierët janë përballur dy herë më parë mes tyre, në vitet 1996 e 1997. Në të dyja rastet ka fituar Holyfied, herën e parë me “KO teknik” në raundin e 11-të dhe në të dytin me skualifikim të Tajsonit (kafshoi veshin e rivalit).

LEXO EDHE:

Back to top button