Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë

Alsat jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol”  në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë. Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha 28 vjeçar dhe Burim Vardar 24 vjeçar, të cilët janë qëlluar nga një makinë në lëvizje me pistoletë dhe pushkë automatike.  Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij incidenti të armatosur.

E përditësuar: Vrasja së dyfishtë në Fushë Topanë, MPB heton motivet

 

LEXO EDHE:

Back to top button