Majorka me ofertë konkrete për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi mund të vazhdojë aventurën e tij në La Ligën e Spanjës. Sulmuesi nga Kosova ishte pranë një kalimi te Klub Birzh, por për disa arsye ai transferim nuk u realizua. Gjysma e sezonit për Muriqin ishte me fanellën e Majorka-s, ku në 16 ndeshje, ai shënoi 5 gola dhe asistoi tri herë.

Skuadra spanjolle dërgoi një ofertë zyrtare në drejtim të Lazios, por klubi italian e konsideroi të ulët shumën. “MARCA” tashmë raporton se palët mund të ulen dhe njëherë në tavolinë për të diskutuar detajet e këtij transferimi pasi klubi spanjoll ka ardhur me një ofertë të re për Vedat Muriqin, e cila shikohet nga klubi i kaltër si i përshtatshëm.

Pablo Ortells, drejtori sportiv i Majorka-s do të takohet me Igli Tare-n, për të përfunduar marëveshjen prej 8 milionë eurosh për 28-vjeçarin./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button