Majorka pa Vedat Muriqin, në dy ndeshjet kampionale në Spanjë

Majorka do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi për dy ndeshjet e ardhshme në kampionatin spanjoll. Muriqi është pezulluar me dy ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq që e mori fundjavën e kaluar në kuadër të La Liga-s.

Ai u përjashtua direkt nga loja kundër Las Palmasit në minutën e 88-të për shkak të veprimit të pahijshëm që e bëri ndaj lojtarit kundërshtar, por Majorka arriti ta fitoj ndeshjen me rezultatin 3-2. Shkaku i pezullimit, sulmuesi i Kosovës do t’i mungoj Majorkas në dy ndeshjet e radhës, të premten kundër Valencias dhe të martën e ardhshme ndaj Barcelonës.

Ai do të rikthehet në fushë më 6 dhjetor apo në përballjen që Majorka e luan në udhëtim ndaj Selta Vigos. Aktualisht, Majorka është e teta në tabelë me 21 pikë, kurse Muriqi ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asist në 11 ndeshje kampionale këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button