Promovohet Oda e Ekspertëve, pritet që ky organ të reduktojë zvarritjen e proceseve gjyqësore

Promovohet Oda e Ekspertëve, pritet që ky organ të reduktojë zvarritjen e proceseve gjyqësore

Gazetar: Mihajllo Donev

Pas tetë viteve, Oda e Ekspertëve figuron Regjistrin Qendror dhe do të fillojë të funksionojë në mënyrë transparente, të pavarur dhe profesionale, njoftoi ministri i Drejtësisë Igor Fillkov. Me vënien në funksion të Odës, Fillkov shpreson se do të zvogëlohet zvarritja e proceseve gjyqësore.

“Pa ekspertizë cilësore dhe në kohë, shumë procese gjyqësore zvarriten dhe në disa raste është e pamundur të merren vendime të drejta dhe objektive. Për Ministrinë e Drejtësisë, themelimi i kësaj Ode është shumë domethënëse, sepse është fjala e ekspertëve, ose më mirë gjetjet dhe mendimet e tyre, ato që janë vendimtare për dhënien e drejtësisë, si për procedurat gjyqësore ashtu edhe për ato administrative, me të cilat qytetarët përballen çdo ditë”, deklaroi Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

Përveç rinovimit të licencimit të ekspertëve aktual gjyqësor, Oda në periudhën e ardhshme do të fillojë me trajnime dhe më pas do të lëshojë licenca të reja.

“Në muajin e ardhshëm thirrja publike për të gjithë ata që duan të bëhen ekspertë për herë të parë do të publikohet në faqen e Ministrisë së drejtësisë deri në krijimin e faqes së Odës, ku mund të dorëzojnë dokumentet e tyre dhe çfarë është në kompetencën e Odës për organizim të trajnimeve të gjithë ekspertëve të ardhshëm, që zgjasin 60 orë për të mundësuar marrjen e licencës”, tha Viktor Kamnar, kryetar i Odës së ekspertëve.

Odë e ekspertëve ishte paraparë edhe në Ligjin e ekspertëve nga korriku i vitit 2023 dhe pikërisht për shkak të mungesës së ekspertëve, shumë çështje të rëndësishme gjyqësore u vonuan kurse gjykatat u vonuan në marrjen e vendimeve të shkallës së parë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button