Majorka vendos për fatin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi po shfaq formë të mirë në Spanjë, por prapë se prapë, Majorka ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit të Kosovës. Sulmuesi 28 vjeçar ishte huazuar në klubin spanjoll nga Lazio në janar për gjashtë muaj, deri në fund të këtij sezoni. Gjatë verës që vjen, përfaqësuesi do të rikthehet në Itali.

Por, as Lazio s’e ka ndërmend ta mbajë më ish-futbollistin e Rizesporit, i cili për një vit e gjysmë i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën “Biancocelesti”.

Klubi nga Stambolli po i shikon të gjitha mundësitë që ta blejë apo huazojë Muriqin për edicionin 2022/23. Për këtë siguron mediumi turk “Fotospor”. Majorka e ka mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 13 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojë atë. Muriqi po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor të shpëtojë pa rënë nga La Liga, edhe pse është mjaft i rrezikuar.

Ndërkaq, Fenerbahçe, e cila e kishte shitur Muriqin për 20 milionë euro në Lacio, pretendon ta riblejë atë për 10 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button