Makedonija Gj.P. dhe Sileksi në garë për Kupën dhe daljen në Evropë

Makedonija Gj.P. dhe Sileksi në garë për Kupën dhe daljen në Evropë

Gazetar: Mahir Thaçi

Të premten në stadiumin , “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillohet finalja e Kupës së Maqedonisë, në të cilën skuadra e Sileksit do të mbrojë trofeun kundër skuadrës së Makedonija Gj.P. Kapitenët dhe trajnerët dhanë mendimin e tyre në prag të finales që nis në orën 18.00.

“Të gjithë e dinë se ne jemi mbrojtës që mbron titullin edhe pse jemi në Ligën e Dytë. Besoj se secili që do të luajë do të jep maksimumin në terren. Kundërshtarin e respektojmë dhe e dimë se deri në fund ishin në garë për dalje në Evropë. Ata janë favorit pasi që luajnë në elitën e futbollin vendor. Është finale e tretë dhe shpresojë të jetë edhe fati në anën tonë”, tha Gorazd Mihajllov, trajner i Sileksit.

“Na pret një finale kundër Sileksit, ku jemi me plot meritë duke eliminuar ekipet e mëdha dhe besoje se e meritojmë kupën e Maqedonisë. Respektojmë Sileksin edhe pse sivjet vjen nga Liga e Dytë. Bëhet fjalë për një ekip të fortë, pasi lehtësisht kalua sfidat e kampionatit. Është finale e parë për mua si trajner shpresojë të fitojë kupën”, deklaroi Muarem Bajrami, trajner i Makedonija Gj.P.

Edhe kapitenët e të dyja skuadrave dhanë mendimin e tyre lidhur me ndeshjen e së premtes.

“E respektojmë ekipin e Sileksin dhe jorastësisht janë në finale. Kishim ndoshta rrugën më të vështirë deri në finale, por besoj se do gëzojmë tifozët tanë me fitimin e Kupës”, tha Adem Ermedin, kapiten i Makedonija Gj.P.

“Ekipi ynë është 95 për qind një ekip i ri në krahasim me vitin e kaluar. Të gjithë që do të paraqiten në finale do të japin maksimumin. Është finalja e katërt për mua, dhe shpresojë në triumfin e tretë”, u shpreh Daniel Bozhinovski, kapiten i Sileksit.

Që të dy trajnerët potencuan se futbollistët e dy ekipeve kanë stërvitur edhe për ekzekutimin e penaltive./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button