Arrestohet 52 vjeçari nga Tetova, kjo është arsyeja

Arrestohet 52 vjeçari nga Tetova, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar 52 vjeçari J.S. nga Tetova. Sipas njoftimit gjatë kontrollit tek personi në fjalë janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me heroinë.

“Me datë 18.05.2022 në ora 22.25 në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin J.S. (52) nga Tetova për shkak se tek ai janë gjetur 20 qese me heroinë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njofton SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button