“Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata” – Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një ‘Live’ me presidentin e Interit

“Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata” – Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një ‘Live’ me presidentin e Interit

Festa për titullin e 20-të në histori të klubit ka vazhduar edhe sot te Interi.

Ishte një natë e gjatë ku u festua titulli në rrugët e qytetit të Milanos, pasi zikaltërtit mposhtën rivalin lokal Milanin me rezultat 2-1 dhe festuan matematikisht titullin e kampionit.

Festa ka vazhduar edhe sot, por kësaj radhe në rrjetet sociale me mesfushorin turk Hakan Calhanoglu që ka hyrë ‘Live’ në profilin e tij në Instagram.

Calhanoglu ka ftuar edhe shokët e skuadrës në ‘Live’ ku dhuruan spektakël së bashku Marcus Thuram, por edhe me presidentin Steven Zhang, i cili duket se ka gabuar që është futur në këtë ‘Live’.

“President, unë dhe Calhanoglu kushtuam zero euro. Zero euro, ndërsa makina juaj ka kushton më shtrenjtë. Ne duam një dhuratë”, i tha Thuram duke qeshur, por nuk mungoi përgjigja nga Zhang.

“E dija se ishte gabim të hyja në këtë ‘Live’”, tha Zhang, derisa Thuram tha se kushtuan më pak se një kafe. “Janë marrë dy lojtarë për zero euro. Marrë për zero euro. Zero euro. Më pak se një kafe”, vazhdoi tutje francezi duke qeshur.

Ndërsa presidenti Zhang u përgjigj: “Nuk është e vërtetë, nuk keni kushtuar zero euro”, deklaroi Zhang.

Kaq ka mjaftuar që video e tyre të bëhet virale në rrjetet sociale ku është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button