Ndryshimi i motit, QMK apelon për kujdes!

Ndryshimi i motit, QMK apelon për kujdes!

Qendra për Menaxhim me Krizat apelon për kujdes për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë mesatare dhe borë në vendet më të larta.

Kjo qendër rekomandon që makinat që lëvizin nëpër male të kenë rezervuarin e mbushur plot dhe të kenë kujdes nga rrëshqitjet.

“Të gjitha rastet urgjente të paraqiten në numrin e vetëm për raste urgjente 112, në QMK”- thonë mes tjerash nga Qendra për Menaxhim me Krizat. Sipas këtij institucioni në 24 orëshin e fundit në numrin 112, janë pranuar 1 583 thirrje, prej të cilave 59,13 për qind ishin reale.

LEXO EDHE:

Back to top button