(Foto) Makina përfundon në ujërat e parkut
Një makinë “Pezho” me targa të Shkupit ka përfunduar në ujërat e parkut. Shkaqet se si ka ardhur deri tek ky aksident mbeten të panjohura, megjithatë raportohet se nuk ka persona të lënduar. Ekipi i MPB-së ka dal në terren dhe po heton rastin.









