Maks Verstapen, dominon edhe garën në Monza

Maks Verstapen, me makinën “Red Bull” është fitues i garës në Formula 1, e vlevshme për Çmimin e Madh të Italisë. Ne vendi e dytë u ndal Sharll Leklerk në makinën e “Ferrari”-t, duke lënë pas Xhorxh Rasellin me makinën e “Mercedesit”, në vendin e tretë.

Në vendin e katërt u ndal Sainz, para Hamiltonit, Perezit, Norrisit, Gaslit, De Vrij dhe Guanzhou-s.

Kjo është fitorja e 11-të e Verstapenit në këtë sezon në Formula 1 dhe tani shkon në 115 pikë diferenca me Leklerk-un, në pozitën e dytë, andaj piloti holandez mund të fitojë kampionatin e sivjetshëm, në rast se triumfon edhe në garën e ardhshme në Singapor, e cila do të zhvillohet më 2 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button