Maks Verstapen, më i shpejt në provat e lirë

Maks Verstapen me makinën “Red Bull” është më i shpejti në pistën e Styria, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Austrisë. Piloti holandez dha kohën 1’05”910, duke lënë pas “Alpha Tauri” të Pier Gaslit dhe “Mercedes”-it të Luis Hamiltonit.

Dobët u paraqit “Ferrari”, që u ndal në vendet 10-11 me të dy pilotët e saj (Leklerk para Saincit).

Makina “Red Bull” dukej e shpejtë dhe fakti që ishte gati gjysmë sekondi më e shpejtë se “Mercedes” lë të mendosh se do të dominojë edhe në këtë pistë.

LEXO EDHE:

Back to top button