Malajzi/ Rrëshqitjeje masive dheu në një kamping pushimi, 23 të vdekur

Malajzi/ Rrëshqitjeje masive dheu në një kamping pushimi, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pas një rrëshqitjeje masive dheu në një kamping pushimi, ndërsa 10 persona janë ende të zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur në Malajzi të Azisë ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të gjetur të mbijetuarit.

Deri në 400 persona kanë marrë pjesë në përpjekjet e kërkimit në të gjithë kampingun në Batang Kali me nëntë persona ende të regjistruar si të zhdukur, raporton CNN. 

Autoritetet thonë se të paktën shtatë persona janë shtruar në spital dhe dhjetëra të tjerë janë shpëtuar të padëmtuar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit rifilluan për të dytën ditë më herët ditën e sotme, pas një ndërprerjeje gjatë natës për shkak të shiut të dendur.

LEXO EDHE:

Back to top button