Maleska: Mesazhi i ambasadorës ishte i qartë se duhet t’i largojmë ndikimet partiake nga institucionet

Maleska: Mesazhi i ambasadorës ishte i qartë se duhet t'i largojmë ndikimet partiake nga institucionet

Rajonet me popullsi më të madhe shqiptare si Pollogu dhe Shkupi, janë me pesimiste për të ardhmen e vendit. Gati 70 pëqind mendojnë se vendi shkon në drejtim të gabuar.  Korrupsioni është një nga problemet thonë nga Instituti për Demokraci, në një studim të prezantuar ekskluzivisht në Programin 200 me Nazim Rashidin.  Ardhja  nga Washingtoni e  një ekip i cili do t’i ndjek të gjithë akterët të përfshirë në korrupsion, procesi i skriningut, për këto dhe shumë tema tjera të ftuar të Nazim Rashidit ishin Vlora Reçica, hulumtuese nga Instituti për Demokraci,  Neda Maleska, drejtore ekzekutive e Qendrës për menaxhimin me ndryshimet, si dhe në linjë direkte nga Brukseli, ministri për Shoqëri Informatike dhe Idministratë Admirim Aliti.

Drejtorja ekzekutive e Qendërs për menaxhimin me ndryshimet vlerëson se mesazhi që dërgoi ambasadorja amerikane ishte shumë i qartë dhe se tregoi që institucionet tona nuk e kanë bërë punën ashtu siç duhet.

“Mesazhi i ambasadores që u dërgua nga rrjetet sociale  qartë tregon se nuk mund të bëjmë institucione profesionale, t’i bëjmë funksionale dhe t’i largojmë institucionet nga ndikimi i drejtpërdrejtë i partive politike. Mendoj që ky mesazh i ambasadores që është dërguar shumë herë nga partnerët tonë të BE-së, por asnjëherë kështu në mënyrë eksplicite, duhet të sinjalizoj se vërtetë duhet diçka të bëjmë me urgjencë lidhur me këto çështje sepse siç duket situata dhe informacionet deri te të cilat ata i kanë, e tregojnë këtë se institucionet nuk e bëjnë atë që kërkohet prej nesh gjegjësisht ta mbrojmë interesin e qytetarëve”, tha Neda Maleska./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button