Man. Junajted dhe Çellsi, në garë për sulmuesin e Romës

Sulmuesi anglez Tami Abraham mund të rikthehet në Premier Ligë sezonin tjetër. Për 25-vjeçarin janë interesuar së fundi dy ekipet “big” të kampionatit anglez si Man. Junajted dhe Çellsi.

Lajmi është konfirmuar nga “The Telegraph”, që ka shtuar se për United objektivi kryesor është sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, por që kushton shumë. Për këtë arsye, po shihet mundësia për të sjellë në Angli sërish Tamy Abraham.

Problem për Junajtedin është rivaliteti me Çellsin, pasi Abrahami ka luajtur dikur me “blues”. Ata e shitën te skuadra e Romës në vitin 2021 për 40 milionë euro, por me të drejtë riblerje për shumën 80 milionë euro. Pra, një konkurrencë e fortë për sulmuesin e Mourinjos, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Romën. Këtë sezon ai ka realizuar 6 gola në 22 ndeshje në Serie A, ndërsa vjet realizoi 17 gola, duke qenë protagonist.

LEXO EDHE:

Back to top button