Man. Junajted përgatit “bombën” që nuk ndodhte prej… 62 vitesh
Man. Junajted është shumë i kënaqur me punën e Majkëll Kerrikut, i ardhur pas shkarkimit të Amorim. Me të në stol, “Djajtë e Kuq” janë ende të pamposhtur: 4 fitore (Man.Siti, Arsenal, Fulham, Tottenham) dhe një barazim ndaj Uest Hemit.
Gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi po planifikon përforcimet verore. Sipas “Daily Mirror”, klubi nga “Old Trafford” po përgatit një goditje të madhe, duke synuar mesfushorin e Liverpullit-it, Aleksis Mek Allister, pasi Kasemiro do të largohet në fund të sezonit.
Transferimi është i vështirë, pasi argjentinasi ka kontratë deri më 2028 dhe Liverpulli pagoi rreth 60 milionë euro për të në vitin 2023, ndërsa rivaliteti mes klubeve e komplikon më tej marrëveshjen.
Man. Junajtedi e konsideron atë lider ideal të mesfushës dhe mund të përfshijë lojtarë si Mainoo, Ugarte ose Maunt. Nëse realizohet, do të ishte transferimi i parë direkt mes dy klubeve që nga Fill Çisnall në vitin 1964, pra pas 62 vitesh.







