Man. Junajted vihet pas yllit të Bajern Munihut

As suksesi në derbin e Gjermanisë kundër Borusia Dortmund (4-2) nuk ka ndihmuar që Bajern Munihu dhe Kingsli Koman të arrijnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Sipas të përditshmes “Kicker”, palët janë shumë larg. E përditshmja gjermane ka bërë të ditur se negociatat janë ndërprerë.

 

Kontrata aktuale e yllit francez me bavarezët skadon në vitin 2023, por Bajern kërkon të çojë deri në 2026-ën. Koman mësohet të ketë refuzuar një ofertë të parë dhe duket se është i tunduar nga një klub i madh anglez, Man. Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button