Man. Junajtedi gati që të paguajë klazuolën e sulmuesit të Barcelonës

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Sulmuesi francez e vazhdoi kontratën me gjigantin katalunas deri në verën e vitit 2024 dhe ai tanimë ka një klauzolë largimi nga “Camp Nou”. Sipas asaj që është thënë në “TeamTalk”, “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për transferimin e anësorit francez në verë. Madje Junajted është gati ta paguaj edhe klauzolën e francezit e cila është 50 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për skuadrën angleze.

Tani i mbetet drejtuesve të “Djajve të Kuq” ta bindin Dembelen për tu transferuar në “Old Traford”, pasi francezi duket se është i lumtur te Barcelona.

Nga ana tjetër katalunasit duan ta shmangin largimin e tij dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re afatgjate. 25-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 28 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar tetë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button