Arsenali dhe Arteta kërkojnë mbrojtësin e djathtë të Gallatasarait

Arsenali është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ri. Shumicën e ndeshjeve këtë edicion në atë pozitë ka luajtur Ben Uajt, por edhe japonezi Tomijasu. Por trajneri Mikel Arteta kërkon një mbrojtës të ri për krahun e djathtë dhe duket se atë e ka gjetur në elitën e futbollit turk Mbrojtësi i talentuar francez, Sasha Boej ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Gallatasarain dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez.

Lideri aktual i Premier Ligës e ka përcjellë në disa ndeshje francezin dhe “The Sun” ka raportuar se janë gati të bëjnë një hap para për transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Boej është i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierë pas dy viteve të qëndrimit në Stamboll, ku këtë edicion në 22 ndeshje ka bërë dy asistime. Kontrata aktuale e francezit me gjigantin turk skadon në verën e vitit 2025, derisa Galatasarai për ta lënë të lirë kërkon rreth 20 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button