Nxënësit në Argjentinë mund të shkojnë në klasë me rroba banje për shkak të vapës

Nxënësit në Argjentinë mund të shkojnë në klasë me rroba banje për shkak të vapës

Për shkak të valës së nxehtësisë që goditi disa rajone të Argjentinës, një shkollë në qytetin e Rosarios mori një vendim të pazakontë. Nxënësit e klasave fillore mund të vijnë në shkollë me rroba banje, raportojnë mediat lokale.

Një valë të nxehti ka goditur prej dy javësh provincën e Buenos Aires dhe disa provinca të tjera në veri të Argjentinës, duke thyer rekorde temperaturash.

Kjo është vera më e nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1906 në Buenos Aires, pra më e nxehta që nga viti 1961 në nivel të gjithë vendit.

Për shkak të vapës, shumë shkolla kanë ndërprerë mësimin javën e kaluar, pasi shumë prej tyre nuk janë të pajisura me kondicioner, ndaj presin uljen e temperaturës.

LEXO EDHE:

Back to top button