Man. Siti arrin finalen e parë, kampionët e Europës sfidojnë Fluminensen

Man. Siti siguron finale e parë në “FIFA Club Ëorld Cup”, me anglezët të cilët triumfuan në gjysmëfinale ndaj Uraëa Reds me rezultatin 3-0. Në Xheddah, në stadiumin “King Abdullah Sports City”, skuadra e Pep Guardiola-s mbylli pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Hoibraaten në minutën e parë të shtesës, teksa në pjesën e dytë, Siti shënoi edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 52’ Kovaçiç shënoi golin e dytë dhe gjithashtu gjeti rrjetën e parë personale me “qytetarët”, ndërkohë që Silva realizoi golin e tretë shtatë minuta më pas.

Skuadra japoneze, Urava Reds nuk gjeti forcën për të reaguar deri në fund, ndërsa Man. Siti tashmë do të diskutojë trofeun në finale e madhe përballë Fluminense-s, me brazilianët që eliminuan në gjysmëfinale Al Ahly.

LEXO EDHE:

Back to top button