Man. Siti gjen zëvëndësuesin e Gundoganit te Bajern Munihu

Rajan Gravenberg pritet të largohet nga Bajern Munihu në verë pasi që nuk arriti të lë gjurmë në vitin e parë te skuadra bavareze. Ashtu si Julian Nagelsman edhe trajneri i ri i Bajernit, Tomas Tushel nuk po llogarit në shërbimet e holandezit dhe i është kërkuar të gjej një klub të ri.

Mançester Siti është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar. “Qytetarët” janë në kërkim të një opsioni cilësor në mesfushë verën e ardhshme pasi Ilkay Gundogan do të largohet nga klubi sezonin e ardhshëm pasi i skadon kontrata dhe Grqvenberch pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.

“The Mirror” ka raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë pritet të dalë me një ofertë rreth 30 milionë euro për holandezin, ofertë qe pritet t’i përmbushë kërkesat e bavarezëve.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Bajernin, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër. Përveç Sitit në garë për talentin e madh holandez janë edhe Arsenali dhe Liverpulli.

LEXO EDHE:

Back to top button