Man. Siti kërkon sulmuesin e Kristal Pallasit, pëngesë është dëmshpërblimi

Ebereçi Eze është bërë një objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, pas paraqitjeve fantastike fillimisht me Kristal Pallasin, e pastaj edhe me Anglinë në “Euro 2024”. Mesfushori sulmues është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe të largohet nga Kristal Pallasi, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Man.Siti po e kërkon me ngulm transferimin e Ezes për ta zëvendësuar të larguarin Zhulian Alvarez, dhe ata tanimë kanë marrë një përgjigje të prerë nga Kristall Pallasi. 26-vjeçari ka pranuar për tu larguar nga Pallasi dhe po pret tani që dy klubet të gjejnë një marrëveshje.

Eze kishte një klauzolë largimi prej 70 milionë euro, megjithatë ajo tanimë ka skaduar më 1 gusht dhe klubet që e duan anglezin duhet të bisedojnë me Pallasin.

Klubi londinez nuk është i gatshëm ta lë të lirë të largohet ylli i skuadrës nëse nuk paguhen 70 milionë euro, një shumë që nga Man. Siti konsiderohet e lartë. Në garë për reprezentuesin anglez janë edhe Liverpulli dhe Totenhami.

LEXO EDHE:

Back to top button