Sallata më e mirë verore që do të provoni: Kush do ta kishte menduar se fiqtë do të ishin një kombinim perfekt
Sallata më e mirë verore që do të provoni: Kush do ta kishte menduar se fiqtë do të ishin një kombinim perfekt
Sallata me fiq dhe djathë është një hit absolut i verës. Do të jeni të lumtur ta hani atë në netët e ngrohta dhe do t’ju freskojë këndshëm.
Përbërësit:
250 gr rukole te fresket
4 fiq te fresket pergjysmuar
100 gr djathe të freskët
30 gr arra te thekura dhe te prera ne gjysme
30 gr kokrra shege
2 luge vajulliri
1 luge uthull balsamike
Kripe dhe piper i zi i sapo grire sipas shijes
Përgatitja:
Për të bërë këtë sallatë, së pari shpërndani rukolën në mënyrë të barabartë në një pjatë të madhe. Sipër rukolës vendosni fiqtë e përgjysmuar dhe fetat e djathit. Spërkatni në mënyrë të barabartë gjysmat e arrave të thekura dhe kokrrat e shegës mbi sallatën.
Shtoni vaj ulliri dhe uthull balsamike. I rregullojmë me pak kripë dhe pak piper të zi të bluar sipas shijes.