Man. Siti, me rekorde të reja mundi Arsenalin

Man. Siti ka mundur 1-0 Arsenal-in në  javën e 25-të të Premier Ligës. Super ndeshja në stadiumin “Emirates” është vendosur në minutën e dytë, falë një goli të Rahim Sterlingut. Sulmuesi anglez është lojtari i tretë që shënon në tri ndeshje radhazi të Premier Ligës të luajtura në fushën e Arsenal-it pas Nikolas Anjelka (2009) dhe Ian Hart (2003).

 

Man, Siti ka barazuar rekordin për numrin e ndeshjeve radhazi të marra nga një skuadër e kampionatit anglez në transfertë në të gjitha kompeticionet (11), që ishte vendosur nga skuadra e Pep Guardiola-s mes majit dhe nënëtorit të 2017-ës. Granit Xhaka ka marrë kartonin e tij të verdhë numër 25 në Premier Ligë që ga fillimi i sezonit 18/19.

Vetëm Luka Milivojevic (28) është ndëshkuar me më shumë kartona të verdhë gjatë kësaj periudhe.

LEXO EDHE:

Back to top button