Man. Siti “piketon” zëvëndësimin e Kanselos…te Çellsi
Mançester Siti nuk pret që Zhoao Kanselo të kthehet nga Bajerni, klubi ku u huazua në këtë merkato dimri me opsionin e blerjes. Trajneri Pep Guardiola u ka kërkuar tashmë drejtuesve të Siti-t që t’i gjejnë një anësor të nivelit të lartë.
Sipas “Times”, Çiluell (Çellsi) një nga futbollistët e më të preferuar të Spanjollit. Guardiola tentoi ta merrte nën urdhrat e tij në vitin 2020, vetëm pala preferoi të shkonte te blutë e Londrës.
Lojtari i përfaqësueses angleze ka vuajtur nga dëmtime të shumta që kur u bë pjesë e Çellsi-t dhe duhet të mposhtë edhe konkurrencën e fortë të Mark KuKureljas. Shtypi anglez zbulon se Guardiola ishte i shqetësuar me qëndrimin e Kanselos dhe preferoi më mirë largimin e tij, se sa të mbetej i pakënaqur të Siti.







