Erdogan: Dërgimi i tankeve nuk kontribuon për zgjidhje të konfliktit ukrainas

Erdogan: Dërgimi i tankeve nuk kontribuon për zgjidhje të konfliktit ukrainas

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se dërgesa e tankeve në Ukrainë nuk do të sjellë zgjidhje të konfliktit.

“Nuk mund të them se besoj se dërgimi i tankeve është hap drejt zgjidhjes së krizës ukrainase”, deklaroi Erdogan për televizionin turk TRT.

Ai theksoi se pret që vendet perëndimore t’i mbështesin thirrjet e Ankarasë për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton TASH.

Erdogan vlerësoi se armatimi i Ukrainës paraqet “hap të rrezikshëm” i cili sjellë përfitim për tregtarët me armë.

Javën e kaluar, SHBA-ja premtoi se do të dërgojë 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë, përderisa Gjermania konfirmoi se do të dërgojë 14 tanke “Leopard 2”.

Norvegjia, Sllovakia, Britania e Madhe, Polonia dhe Franca, gjithashtu, premtuan se Ukrianës do t’i sigurojnë tanke të prodhimit perëndimor.

Kievi pret që në dërgesën e parë do të marrë deri 140 tanke nga 12 vende.

LEXO EDHE:

Back to top button