Man. Siti s’ka të ndalur, mund Borusian në transfertë

Man. Siti ka regjistruar fitoren e 19-të radhazi në të gjitha garat duke e mposhtur 2-0 Borussia Mynshenglladbahun. “Qytetarët”, arritën që të kalojnë në epërsi pas golit të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 29-të. Gabriel Hesus 65’ shënoi golin e dyte për t’i dhënë kështu epilogun përfundimtar ndeshjes.

 

Edhe pse nuk u shënuan shumë gola në këtë ndeshje pamë edhe rikthimin e Serhio Agueros, i cili do t’i shtojë më shumë fuqi sulmit të Sitit. Më 16 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Etihad Stadium me fillim nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button