Man. Siti vendos afatin e fundit për Pep Guardiolën, rreth vendimit të tij për marrëveshjen e re  

Man. Siti ka vendosur një afat të fundit trajnerit Pep Guardiola për të marrë një vendim për një kontratë të re. Tani për tani, marrëveshja e Guardiola-s do të përfundojë në fund të sezonit, megjithëse Siti kërkon t’ia rinovojë kontratën e trajnerit.

“Relevo” thotë se Man. Siti tani ka vendosur një afat të brendshëm deri në të cilin katalanasi duhet të marrë vendimin e tij. Klubi nuk dëshiron të ushtrojë presion mbi 53-vjeçarin, por dëshiron ta bëjë të qartë se duhet të fillojë planifikimi për sezonin e ardhshëm.

Vendimi do të merret në më 26 dhjetor, në mënyrë që drejtori i ri sportiv Hugo Viana të vendosë rrugën për të ardhmen e klubit.

Kjo përfshin gjithashtu negociata të rëndësishme për kontratë me lojtarë të tillë si Kevin De Brujne (33) dhe Ilkaj Gündogan (34), kontratat e të cilëve gjithashtu përfundojnë këtë verë dhe që sigurisht pritet të ndikohen nga vendimi i Guardiola-s.

LEXO EDHE:

Back to top button