Man. Siti vendos nën presion Pep Guardiolën që të vendos për të ardhmen

Man. Siti e nisi sezonin e ri me synimin për të vazhduar dominimin në Premier Ligë, me titullin e pestë radhazi si objektiv kryesor. Fitorja debutuese ndaj Chelsea, me një paraqitje bindëse, dërgon mesazh të qartë për të gjithë të tjerët, Arsenalin dhe Liverpullin, në radhë të parë.

Ndërkohë, megjithatë, e ardhmja e trajnerit spanjoll është në qendër të vëmendjes, jashtë fushës së blertë. Guardiola ka një kontratë që skadon në fund të sezonit dhe për këtë arsye ky mund të jetë viti i tij i fundit në pankinën e “Citizens”. I pyetur për sqarim mbi temën, ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës devijoi bisedën, nuk u çekuilibrua. Megjithatë, tani është vetë klubi që po i kërkon Guardiolës të marrë një vendim shpejt.

Këtë e ka raportuar “Sky Sports UK”, sipas të cilit nuk ka dyshim se klubi do të dëshironte vërtet që Pep të qëndronte. Drejtuesit e pranojnë se ata kanë jo vetëm trajnerin më të mirë në historinë e klubit të “Etihad”, por edhe një nga më të mirët që ka parë ndonjëherë bota. Së shpejti do ta vendosin atë nën presion për të marrë një vendim. Deri për Krishtlindje, ai do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë apo do të largohet në fund të sezonit, në mënyrë që t’i lejojë Man. Sitin të fillojë planifikimin për edicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button