S’ka të ndalur – nga e enjtja rriten temperaturat
S'ka të ndalur - nga e enjtja rriten temperaturat
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm.
Në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), erë të fortë dhe me breshëri.
Të mërkurën do të ketë dukuri të izoluar me reshje të dendura shiu dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare nga veriu. Nga e enjtja temperatura ditore do të jetë në rritje.