Sulmuesi shqiptar, ReJ Manaj, në të ardhmen mund të jetë futbollisti i ardhshëm i Getafes. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediumet italiane, me theks të veçantë “Sky Sport Italia”, lojtari në parim pajtohet për një lëvizje larg “Camp Nou”.
Kjo lëvizje vjen për shkak të pamundësisë për ta shprehur potencialin e tij në një sulm të mbipopulluar siç është ai katalunas. Aktualisht negociatat në mes të palëve janë duke avancuar, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt.
Një tjetër klub që interesohet për shërbimet e Manajt është edhe Watford, që garon në Championship në Angli. Mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do të jetë destinacioni i ri i futbollistit.








