​Manastiri i Deçanit shprehet mirënjohës ndaj Escobarit për mbështetjen e vazhdueshme

​Manastiri i Deçanit shprehet mirënjohës ndaj Escobarit për mbështetjen e vazhdueshme

Faqja zyrtare e Manastarit të Deçanit ka publikuar fotografi nga vizita e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ambasadori Jeffrey Hovenier.

“Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar sfidat me të cilat po përballet Kisha Ortodokse Serbe dhe komuniteti serb. Jemi mirënjohës ndaj emisarit Escobar dhe ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Manastirit në platformën X.

Kujtojmë se vizita e tyre në Manastir erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka urdhëruar zbatimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, Kurti njoftoi se i kanë kërkuar Agjencionit të Kadastrit që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit.

Këtë vendim, emisari amerikan e cilësoi si të vështirë, por të nevojshëm. Ai me këtë rast përmendi institucionet e Kosovës.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë, por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunim”, ishte shprehur Escobar.

LEXO EDHE:

Back to top button