Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo është ndër ditët më të dhimbshme të Kosovës.

Osmani pasi bëri homazhe te memoriali për të Pagjeturit, potencoi se plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë.

“Sot është një ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës sepse përveç që shënojmë 25 vjetorin e masakrës më të madhe të kryer kundër shqiptarëve në Kosvoë në luftën e fundit pra masakrën e Mejës, po ashtu i bashkohemi dhimbjes së gjithë familjarëve të zhdukurve me dhunë, të cilët edhe 25 vite pas e kanë dhimbjen dhe mungesën e papërshkrueshme me fjalë. Është një dhimbje që ta shpon shpirtin sepse për dallim nga shumë të tjerë që kanë humbur më të dashurit, familjet e zhdukurve nuk kanë ku të vendosin një lule për t’i përkujtuar familjarët e tyre”, u shpreh Osmani.

Ajo theksoi me tej se Serbia kreu krim të dyfish, pasi sipas saj, fillimisht e kreu krimin dhe pastaj bëri çmos që ta fsheh atë duke i fshehur gjurmët.

LEXO EDHE:

Back to top button