Mançester Junajted, po e rrit “zëvëndësuesin” e Zidanit

Zinedin Zidan mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit. Ylli francez ka lënë gjurmë në sportin e bukur, si lojtar me magjinë e tij, por së fundmi edhe si trajner.

Por një Zidan i ri mund të rikthehet përsëri në fushë, me emër e me stil të njëjtë si ish-legjenda e Real Madridit. Skuadra e Man. Junajted është duke e rritur Zidan Ikbal, 19 vjeçarin me prejardhje nga Iraku.

Manchester United’s Zidane Iqbal competes of the ball during the soccer match between Manchester United and Melbourne Victory at the Melbourne Cricket Ground, Australia, Friday, July 15, 2022. (AP Photo/Asanka Brendon Ratnayake)

Futbollisti i lindur në vitin 2003 luan pozitën e mesfushorit qendror dhe aktualisht është pjesë e skuadrës U23 të “Djajve të Kuq”.

Trajneri i ri i Junajtedit, Erik Ten Hag, i ka dhënë një mundësi duke e përfshirë në listë për ndeshjet përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Zidan Ikbal, e ka mundësinë që të tregoj, përveç emrit edhe talentin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button