Mançester Junajtedi në vendin e katërt i rilindur me Kerrikun

Man. Junajted ka marrë hovin pas disa vitesh të errëta. Që nga emërimi i Mijkëll Kerrikut si trajner i përkohshëm, “Djajtë e Kuq” kanë rifituar stabilitetin dhe, mbi të gjitha, qëndrueshmërinë në rezultate. Kjo u konfirmua edhe me fitoren e ngushtë 1-0 ndaj Everton jashtë fushe.

 

“Na u desh të punonim shumë dhe t’i jepnim merita Evertonit, i cili na i vështirësoi gjërat, duke na detyruar shpesh të mbronim në zonën tonë të penalltisë. Shpirti me të cilin e mbrojtëm portën ishte i nivelit të lartë. Mund të luajmë më mirë se kaq, por në të njëjtën kohë, është kënaqësi të fitojmë 1-0,“ tha trajneri i Man. Junajtedit, Majkëll Kerik.

 

Më pas ai komentoi për golin e Benjamin Sheshkos.

 

“Ekzekutim i shkëlqyer. Ai ishte i pamëshirshëm, më pëlqen mënyra se si shënoi me kaq shumë vetëbesim. Lojë e shkëlqyer nga Mateus Kunja dhe Brajan Mbeumo për të përgatitur lëvizjen.  Ne kemi lojtarët e duhur për të goditur në kundërsulm. Jam shumë i lumtur për Ben Sheshko; ai hyri përsëri si zëvendësues dhe bëri diferencën. Na duhej një performancë totale e ekipit duke pasur parasysh presionin që Everton ushtroi dhe djemtë ia dolën mbanë. Nëse e bën këtë, shpërblehesh sepse kemi lojtarë të rrezikshëm“, tha Kerik.

LEXO EDHE:

Back to top button