Mançester Siti, sonte sfidon Liverpullin në “Carabao Cup”

Pas një muaji, futbolli i ekipeve tashmë është kthyer për të dhuruar sërish emocione të veçanta për futbolldashësit. Pas ndeshjeve të djeshme në kuadër të “Karabao Kup”, ku ndër të tjera Man. Junajted arriti të kalonte (2-0) tutje ndaj Barnlit, sonte vjen një superndeshje. Bëhet fjalë për sfidën Man. Siti – Liverpul, e cila do të luhet në orën 20:00.

“Qytetarët” do të tentojnë ta lënë pas krahëve humbjen që morën nga Brendfordi pak para pushimit për shkak të kombëtareve, andaj një triumf sot do të thotë shumë për ta.

Në anën tjetër, “Të Kuqtë” nuk gëzuan një formë të mirë deri në këtë periudhë të sezonit. Edhe pse matematika i lejon ende që të shpresojnë për titull, Klop dhe skuadra e tij e dijnë që nuk janë pretendentët kryesorë, andaj një fitore sot do të thotë shumë për ta në këtë kompeticion.

LEXO EDHE:

Back to top button