Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola po shijon suksese të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pasi që së fundmi, kanë fituar ndaj PSZH me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë gjysëmfinale të kësaj gare. Me këtë rast skuadra angleze vendos një rekord të ri , pasi që bëhet skuadra e parë e Premierligës që fiton 10 e më shumë ndeshje në një edicion të vetëm të Ligës së Kampionëve që kur formati aktual u prezantua në 2003/04.
Ndërkohë skuadra angleze ka arritur që të shënojë golin e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Këtë gjë e ka bërë mesfushori Kevin de Bruyne, pasi shënoi një gol të cilin fillimisht e kishte menduar si një passim. Hera e fundit kur ‘qytetarët’ ishin kualifikuar në gjysëmfinale, ishte gjatë sezonit 2015/16 kur humbën 1-0 me rezultat të përgjithshëm ndaj Real Madridit.
Mançester Siti janë klubi i dytë nga Premierliga që kanë mundur PSZH-në jashtë shtëpisë në 15 vitet e fundit, tjetri është Man. Junajted. Pra, vetëm tre skuadra të Premierligës kanë mundur PSZH-në jashtë shtëpisë në 15 vitet e fundit:
1-3 vs Man Utd (2019)
1-2 vs Man Utd (2020)
1-2 vs Man City (2021)
Ndeshja e dytë mes Man Sitit dhe PSZh do të luhet më 4 maj në stadiumin “Etihad” në Mançester.








