Mançini: Është normale që të bëhen lojra taktike

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini u pyet nëse është më mirë për Italinë që De Brujne dhe Eden Hazard nuk do të paraqiteshin shkaku lëndimi. Ndërkohë trajneri Italian u shpreh se nuk mendon që një gjë e tillë është duke ndodhur. Mançini deklaroi se është e drejtë që të bëhet lojë taktike para ndeshjeve, dhe Belgjika ka të drejtë ta bëjë këtë në rastin e De Brujne dhe Hazard.

“Është duke përgatitur një ndeshje të rëndësishme, kështu që është normale të bëhen lojëra taktike para ndeshjes. Këto ndeshje janë të bukura sepse në ato luajnë lojtarët më të mirë, dhe ata dy kanë qenë ndër më të mirët në vitet e fundit. Mendoj që bashkë me Francën, Belgjika është njëra ndër skuadrat më të mira në Evropë”, tha mes tjerash Roberto Mançini.

LEXO EDHE:

Back to top button