Murinjo: Anglia fiton dhe duhet të pushohen 2 mesfushorët

Anglia do të përballet me Ukrainën nesër në “Olimpico” në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”. Trajneri i Romës, Hoze Murinjo, duke folur për të përditshmen angleze “The Sun”, ka favorizuar “Tre Luanët” për këtë sfidë. Ai do t’i linte të pushojnë dyshen e mesfushën Deklan Rajs dhe Kalvin Fillips të cilët rrezikojnë suspendimin nga kartonët e verdhë.

“Unë jam i bindur që Anglia do të mundë Ukrainën saqë nëse do të isha në krye do t’i pushoja mefushorët Declan Rice dhe Kalvin Phillips për t’i shpëtuar ata në gjysmëfinale. Dhe Southgate nuk duhet të ndalet këtu sepse ai gjithashtu duhet të konsiderojë edhe pushimin e Hari Maguire në mënyrë që ai të jetë kyç për mbrojtjen për javën e fundit të kampionatit. Për Maguire, pushimi do të ishte perfekt dhe ai do të zëvendësohej nga Tyrone Mings i cili ka qenë fantastik. Maguire po vuan paksa nga lodhja fizike dhe pushimi i tij do ta rikuperonte atë dhe në të njejtën kohë do ta ruante pa suspenduar dhe të gatshëm për gjysmëfinale”, përfundoi Mourinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button