Milluoki deklason Atlantën, në mungesën e yjeve kryesore

Milluoki Baks mposhti Atlanta Houks për ta marrë avantazhin në kuadër të finales së Konferencës Lindore në NBA, duke fituar ndeshjen e 5-të me rezultat 123-112 dhe për të avancuar me 3-2 në fitore.

Baks ishin më të mirë në shumicën e takimit, të cilin mungoi ylli grek, Xhianis Antentokounmpo i cili u lëndua në ndeshjen e fundit. Basketbollistët më të mirë për Bucks ishin: Lopez me 33 pikë, ndërsa Midëlltoni shtoi 26 pikë.

Ndërkohë në ekipin e Atlantas shkëlqyen Bogdanoviç me 28 pikë, ndërsa Kolins shtoi 19 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar disfatën e tretë në serinë e finales në Konferencën e Lindjes.

LEXO EDHE:

Back to top button