Mançini i pakënaqur: Çfarë duhej të bënim më mirë? Gjithçka

Pasi e nisën me një disfatë që “peshon” ndaj Anglisë në fushatën eliminatore për “Euro 2024”, Italia u rikthye te suksesi teksa mposhti Maltën në transfertë me rezultatin 0-2. Megjithatë, përveç tre pikëve të para në Grupin C, trajnerin Roberto Mançini nuk e bind loja që shfaqin në fushë të besuarit e tij.

Pas sfidës me Maltën, tekniku i të kaltërve shprehet se pasi zhbllokuan rezultatin skuadra duhej të tregonte një nivel më të lartë ndërsa nga ana tjetër vlerësoi sulmuesin e “Tigres” të grumbulluar për herë të parë, Mateo Retegui.

“Këto ndeshje ndaj kundërshtarëve si Malta janë të vështira. Janë ndeshje që mund të kushtojnë shumë dhe në të cila ke shumë për të humbur. Janë po ashtu ndeshje të shëmtuara, të ngadalta sepse kundërshtari mbrohet me shumë forca dhe mbyllet në zonë. Nuk ka hapësira dhe duhet që të jesh i përqëndruar përgjatë gjithë 90-minutëshit, në fushë pashë aspekte pozitive dhe negative.

E rëndësishme ishte ta zhbllokonim shpejt dhe ia dolëm, por duhej të shënonim më shumë. Duhej të rrisnim nivelin. Çfarë duhej të bënim më mirë? Gjithçka.

Retegui?

Ishte thelbësor sepse ishte ai që shënoi golin e parë, zhbllokoi ndeshjen. Por, tani t’i japim pak kohë për t’u përshtatur dhe për të kuptuar më shumë futbollin italian”, u shpreh Mançini.

LEXO EDHE:

Back to top button