Mançini: Ky ishte zhgënjimi im më i madh
Italia ka përgatitur një zhgënjim të pabesueshëm për tifozëte saj. Në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, vendasit pësuan një humbje të paplanifikuar nga Maqedonia (0-1) dhe do të mbetet pa Botërorin e dytë radhazi, pas atij të 2018-ës në Rusi.
Trajneri Roberto Mançini foli pas ndeshjes dhe tha se ky është zhgënjimi më i madh në karrierën e tij. Ai nuk ka dashur të flasë shumë për të ardhmen e tij, por ka theksuar se i vjen shumë keq për lojtarët.
“Jam më shumë se i zhgënjyer. Nuk kam asgje për të thënë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani jam shumë i zhgënjyer që flas për të ardhmen time. Diçka e mahnitshme ndodhi sonte. E merituam trofeun e Kupës së Evropës dhe ishim shumë të pa fat në këtë ndeshje. Por ky është realiteti, më vjen keq për lojtarët. Fitimi i Kampionatit Evropian ishte kënaqësia më e madhe e karrierës sime dhe ky është zhgënjimi im më i madh”, tha mes tjerash Mançini.







