Mançini: Secila ndeshje nis me rezultatin 0-0
Roberto Mançini, trajneri iItalisë në takimin me gazetarët, potencoi se secila ndeshje nis me rezultatin 0-0 dhe në 90 minutat e ndeshjes , gjithçka mund të ndodh.
“Maqedonia di të mbrohet mirë, por mendoj se nuk do të jetë një ndeshje që do të mbyllet shpejt. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të luajmë rolin tonë. Kundërshtari ynë është skuadra që festoi ndaj Gjermanisë. Sigurisht që do të na duhet durim, sepse kundërshtari është cilësor dhe i organizuar mirë. Italia di të luajë futboll të mirë dhe për momentin ne po mendojmë vetëm për këtë. Çdo ndeshje fillon nga 0-0 dhe çdo gjë mund të ndodhë në nëntëdhjetë minuta”, tha Mançini.
Ndeshja në mes Italisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet gjatë ditës së enjete në orë 20.45.







