Manuel Nojer, kontratë të re me Bajern Munihun

Skuadra e Bajern Munihut konfirmoi marrëveshjën e re më portierin gjerman, Manuel Nojer. Portieri 36 vjeçar firmosi kontratën e re me kampionin e Gjermanisë, e cila do të vazhdojë deri në vitin 2026.

“Jemi të lumtur që vazhdojmë bashkëpunimin. Manuell Nojer është një nga figurat kyç të historikut te skuadra e Bajernit,” tha mes tjerash drejtori sportive, Oliver Kan.

Kujtojmë se Nojeri me Bajernit ka fituar 10 tituj të kampionit në Gjermani, 5 Kupa dhe 6 Superkupa të Gjermanisë. Dy herë arkëtoi titullin në Ligën e Kampionëve, Kupën e botës për klubet dhe Superkupën e Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button