Manxhukiq bashkohet me Grezdën te Osijeku

Nga Kroacia bëjnë të ditur se ish-sulmuesi i Bajern, Atletiko e Juventus, është gati të kthehet në vendlindje për të firmosur me Osijekun, për t’u bërë partner sulmi me Eros Grezdën. Lojtari do të përfitonte 1,5 milionë euro në vit, por zgjedhja e tij nuk është akonomike. Ajo ka lidhje me dëshirën e tij për të dhënë përsëri kontributin në vendin ku u rrit si futbollist.
Lojtari ka marrë edhe më parë oferta nga Dinamo Zagreb por raportohet se ai do një sfidë, jo një ekip ku fitorja të jetë thuajse e sigurt. Ndaj bisedimet me Osijek janë pranë finalizimit dhe pritet që në janar, Manxhukiç të veshë fanellën e kësaj skuadre, për ta kthyer edhe atë në një pretendente për titullin kampion në Kroaci.