Maqedonia e “dobësuar” kërkon fitore në Tbilisi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, sonte do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të ciklit eliminator në Ligën e Kombeve, kur përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë. Vendasit janë lider në grup dhe kanë 3 pikë epërsi ndaj Maqedonisë në vendin e dytë, andaj kanë nevojë vetëm për një pikë për siguruar vendin e parë dhe kalimin në fazën e dytë të eliminatoreve. Maqedonia përballet me mungesa të shumta, andaj do të kërkojë mrekullinë dhe fitoren e dytë radhazi ndaj Gjeorgjisë së favorizuar.

Përfaqësuesja e Maqedonisë, sonte do të zhvillojë sfidën e parafundit, në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kombeve. Në mungesë të Çurlinovit, Etemit, Ristovskit dhe Ademit, trajneri Blagoja Milevski, do të bëj ndryshime të mëdha në ekipin e parë, i cili do të jetë i gatshëm për të sjell një mrrekulli tjetër në kryeqendrën e Gjeorgjisë.

Në rrugën drejt suksesit është kombëtarja e Gjeorgjisë, e cila kërkon hakmarrje për disfatën në finalen e plej offit të Ligës së Kombeve në vitin 2020, kur goli i Goran Pandevit solli kualfikimin historik për Maqedoninë në “EURO 2020”. Nëse në dy përballjet e mëparshme, vendasit nuk kishin përkrahje nga tifozët, për shkak të pandemisë së “Covid 19”, tani do të jetë ndryshe, pasi që janë shitur të gjithë 55 mijë bileta për sfidën e sontme. Ndeshja në mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet në stadiumin e Dinamos në Tbilisi, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button