Maqedonia e Kosova, gati për sfidën e tretë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, do të përballet me Gjeorgjinë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit C, në sezonin e ri të Ligës e Kombeve. Pas dy ndeshjeve të para kundër Bullgarisë dhe Gjibraltarit, Maqedonia ka grumbulluar 4 pikë. Sumuesi Darko Çurlinov potencoi se çdo ndeshje është e rëndësishme, ndërsa kjo përballje me Gjeorgjinë, doemos duhet të fitohet.

DARKO ÇURLINOV: DUHET TË FITOJMË ÇDO NDESHJE

“Ne e dimë që Gjeorgjia është një kundërshtar serioz, por ne besojmë në cilësitë tona. Nëse përmbushim detyrat që na ka dhënë trajneri, mendoj se nuk do të kemi probleme. Dy ndeshjet e fundit ishin të një lloji tjetër. Nuk mendoj se niveli ynë ishte i ulët, por ato ndeshje i kemi zhvilluar kundër një kundërshtar më të mbyllur dhe duhej të mernim 3 pikë. Synimi ynë është të përfundojmë në vendin e pare në grupin tonë. Andaj çdo ndeshje është vendimtare dhe ne duhet ta fitojmë, ” tha mes tjerash Darko Çurlinov, futbollist i Maqedonisë

 

Përballja në mes Maqedoninë dhe Gjeorgjinë do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20.45.

 

Ndërkohë kombëtarja e Kosovës zhvilloi  stërvitjeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të ndeshjes së radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut. Përzgjedhësi Alen Zhires ka punuar edhe në aspektin mental, në mënyrë që futbollistët të përqendrohen plotësisht te sfida e radhës.

 

SAMIR UJKANI: MUND TË FITOJMË EDHE GRUPIN

“Në lojën tonë nuk duhet të ndryshoj diçka, duhet vetëm të japim maksimumin të gjithë, ashtu siç e japim në çdo ndeshje. Meritat i marrim pas lojës, sepse rezultati gjithmonë të bën të ndihesh pozitiv. Ne duhet të luajmë për rezultat dhe shpresojmë se mund ta arrijmë të enjten një gjë të tillë. Për neve është krenari të jesh pjesë e Kosovës, sepse gjithmonë tifozët kanë qenë pas nesh. Vetëm të gjithë së bashku mund t’ia dalim të shënojmë fitore, pasi shpresat tona janë gjithnjë për ta fituar grupin,” tha mes tjerash Samir Ujkani, portier i Kosovës

 

“Dardanët”, të enjtën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përballen me Irlandën e Veriut, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button